RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael, protesta kundër ndryshimeve që mund të dobësojnë sistemin gjyqësor

izrael,-protesta-kunder-ndryshimeve-qe-mund-te-dobesojne-sistemin-gjyqesor

Për të katërtën javë rresht, dhjetëra mijëra izraelitë protestuan në të gjithë vendin kundër qeverisë.

Demonstruesit mbanin në duar flamuj dhe brohorisnin “Jo diktaturës” dhe “Duam demokraci”.

Protesta zhvillohet kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria që do të dobësojnë sistemin gjyqësor.

Ndryshimet mund të ndikojnë edhe tek kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është në gjykim për korrupsion, pasi ai akuzohet për mashtrim dhe shkelje të besimit.

Netanyahu akuzon Gjykatën e Lartë për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike. Nëse planet zbatohen, sipas disa ekspertëve ky do të ishte fundi i demokracisë.

Related posts

Bregu Perëndimor, pa’lestinezët hyjnë në grevë për të pr’otestuar kundër dhu’nës iz’raelite

admin

Zelenskyy: Nuk do të ketë pauzë në fushën e betejës

Muhamet Ramadani

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit shënjestron bazën ajrore amerikane në Kuvajt

admin