RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Prodhimet bujqësore në Maqedoni me përmbajtje të lartë të pesticideve

prodhimet-bujqesore-ne-maqedoni-me-permbajtje-te-larte-te-pesticideve

A po helmohen apo ushqehen mirë qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga prodhimet bujqësore në treg? Nutricionistët ngrenë shqetësimin se shumica e frutave dhe perimeve kanë përmbajtje të lartë të pesticideve.

Dredhëzat kryesojnë listën e produkteve që përmbajnë më shumë pesticide, ndërsa më pas vijnë mollët, dardhat, portokajtë, limonët, patatet, domatet, sallata jeshile, speci, e spinaqi.

Ekspertët thonë se në treg nuk gjen më produkte 100% bio. Sipas nutricionistes Ana Antovska, që ndikimi i pesticideve të jetë sa më i vogël, nevojitet larje e thellë e frutave dhe perimeve.

“ 75% e pesticideve, anulohen nëse frutat lahen mirë. Disa fruta trajtohen apo lyhen me dyllë me qëllim që të duken më të freskët. Në këtë dyllë gjithashtu ka mbetje nga pesticidet. Qytetarët kur t’i pastrojnë frutat dhe perimet ta lajnë edhe dyllin. Duhet të bëhet përzierje mes sodës bikarbon dhe ujit dhe të qëndrojë nga një– deri dy orë dy para se të qërohet lëkura. Të gjithë e dimë se ngrënia e frutave me gjithë lëkurë ka më shumë vitamina, por në shekullin 21 në këto kushte që jetojmë dhe kimikatet që shfrytëzohen në trajtimin e tyre është patjetër të qërohen”, tha Ana Antovska, Nutricionist.

Diabeti dhe hipertensioni janë sëmundjet më të shpeshta që lidhen me mos ushqyerjen e shëndetshme. Por prezenca e shtuar e pesticideve, në veçanti ndikon tek shëndeti i fëmijëve.

“ Pesticidet më së shumti ndikojnë në motorikë, në memorie, paraqitet kujtesë e dobët. Këto simptoma shumë ngadalë zhvillohen dhe shumë shpesh nuk shkruhen se vijnë si pasojë e pesticideve. Popullata më e ndjeshme ndaj pesticideve janë fëmijët për fat të keq. Te to paraqitet hiperaktiviteti njëjtë sikurse sheqeri dhe dinë dyfish ta rrisin përqindjen e paraqitjes së sëmundjes ADHD. Alergjitë po ashtu janë sëmundje e cila shumë shpesh paraqitet si rezultat i pesticideve më pas dhe astma.”, shtoi ajo.

Ndërkohë institucionet nuk kanë të dhëna konkrete mbi kontrollet dhe dënimet e tregjeve që shesin produkte të tilla.

“ Në rast se konstatohen parregullsi, prodhuesit sanksionohen, përkatësisht parashikohen gjoba dhe masa të tjera mes të cilave edhe marrja e produkteve dhe asgjësimi i tyre. Në rast të konstatimit të prezencës së madhe të pesticideve lejohet asgjësimi i gjithë sasisë së prodhimit bujqësor, nga i cili është marrë mostër nga deponia me prezencën e inspektorëve fitosanitar”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.

Organizata Botërore e shëndetit ka regjistruar 3 milion helmime të njerëzve të cilat janë shkaktuar nga konsumimi i produkteve me përmbajtje të lartë të pesticideve. 220,000 prej tyre kanë përfunduar me vdekje./Alsat.mk/

Related posts

Kurti takon presidentin zviceran, ai kërkoi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

rezart morina

TRT World të shtunën do të shfaqë premierën e dokumentarit të lu’ftës së ko’lonëve iz’raelitë ndaj pa’lestinezëve

rezart morina

Mehaj: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë

admin