RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael, protestat kundër “reformës gjyqësore” vazhduan në javën e 35-të

izrael,-protestat-kunder-“reformes-gjyqesore”-vazhduan-ne-javen-e-35-te

Protestat kundër reformës gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë në Izrael të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu vazhduan në javën e 35-të, transmeton Anadolu.

Izraelitët të cilët zhvillojnë protesta masive çdo javë në mbrëmjen e të shtunës kundër rregullores së diskutueshme gjyqësore të qeverisë Netanyahu dhe politikave të djathta, zbritën sërish në sheshet në mbarë vendin, kryesisht në Tel Aviv në javën e 35-të të protestave.

Sipas lajmit të Transmetuesit Publik Izraelit (KAN), dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën në bulevardin Kaplan në tel Aviv. Ndërsa policia pas fillimit të protestave mbylli për trafikun disa rrugë kryesore në Tel Aviv.

Mijëra persona që u mblodhën në qytetet Haifa dhe Hadera si dhe para shtëpisë së presidentit Isaac Herzog në Kuds protestuan kundër rregullores së gjyqësorit.

– Rregullorja e diskutueshme gjyqësore

Pavarësisht protestave masive dhe diskutimeve intensive publike në të gjithë vendin, qeveria e Netanyahut në një seancë parlamentare më 24 korrik e cila u bojkotua nga opozita, miratoi projektligjin që do të heqë kontrollin e Gjykatës së Lartë mbi qeverinë.

Gjykata e Lartë njoftoi se do të diskutojë në shtator dy ligjet e miratuara nga Parlamenti për reformën e gjyqësorit. Emra të cilët kanë qenë në detyra të nivelit të lartë në politikë, ushtri, siguri, ekonomi dhe gjyqësor në Izrael, kanë deklaruar se janë kundër rregullores gjyqësore të qeverisë.

Lëvizja e protestave kundër rregullores gjyqësore të qeverisë së Netanyahut, vazhdon protestat prej rreth 8 muajsh.

Related posts

Teknikat e reja kirurgjikale janë arsyeja kryesore, dhurimi i veshkës është më i sigurt se ç’mendohej më parë

admin

Shqipëria anulon hyrjen pa viza për turistët nga Rusia

admin

“Serbia vazhdon të punojë kundër shqiptarëve”, Ramabaja: Beogradi po komplikon situatën në Veri, por nuk do ia dalë

admin