RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: 2 aktivistë të Flotiljes Globale Sumud mbahen për marrje në pyetje

izraeli:-2-aktiviste-te-flotiljes-globale-sumud-mbahen-per-marrje-ne-pyetje

Izraeli ka bërë të ditur se ka liruar shumicën e aktivistëve të ndaluar pas sekuestrimit të Flotiljes Globale Sumud që ishte nisur drejt Gazës, përveç dy prej tyre që u dërguan në Izrael për marrje në pyetje, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se “forcat detare kanë ndaluar dy aktivistë nga Flotilja Globale Sumud, e cila synon të thyejë bllokadën e Rripit të Gazës dhe ata janë sjellë në Izrael për t’u marrë në pyetje”.

Dy aktivistët janë identifikuar si shtetasi brazilian Thiago de Avila ai spanjoll Saif Abu Keshek.

Mediat izraelite raportuan se të dy do të marrin mbështetje nga konsullatat e tyre në Tel Aviv.

Të enjten, Izraeli sulmoi Flotiljen Globale Sumud në ujërat ndërkombëtare dhe sekuestroi më shumë se 20 anije që po transportonin ndihma drejt Gazës. Rreth 175 aktivistë u ndaluan.

Një fluturim i Turkish Airlines me 59 aktivistë nga vende të ndryshme, përfshirë 18 shtetas turq, u ul në Aeroportin e Stambollit mbrëmë vonë pasi u nis nga Kreta.

Izraeli ka vendosur një bllokadë të ashpër ndaj Rripit të Gazës që nga viti 2007, duke e lënë popullsinë prej 2.4 milionë banorësh në prag të urisë. Ai gjithashtu nisi një ofensivë 2-vjeçare në Gaza në tetor të vitit 2023, duke vrarë më shumë se 72 mijë njerëz dhe duke shkatërruar territorin.

Një armëpushim u arrit në tetor të vitit 2025, por kufizimet për hyrjen e ndihmave dhe shkeljet izraelite vazhdojnë.

Related posts

Ushtria izraelite arrestoi 100 palestinezë brenda një jave në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në pjesën verilindore të Spanjës

Muhamet Ramadani

Turqi, roboti pa pilot që shpëton jetë nga mbytja në brigjet e Antalya-s

admin