RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia dënon “shpërbërjen e vazhdueshme” të NATO-s si një “tendencë katastrofike”

polonia-denon-“shperberjen-e-vazhdueshme”-te-nato-s-si-nje-“tendence-katastrofike”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka dënuar “shpërbërjen e vazhdueshme të aleancës sonë” si një “tendencë katastrofike” mes përçarjes brenda NATO-s për luftën e ngecur SHBA-Izrael kundër Iranit, transmeton Anadolu.

“Kërcënimi më i madh për komunitetin transatlantik nuk janë armiqtë e tij të jashtëm, por shpërbërja e vazhdueshme e aleancës sonë. Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta rrëzuar këtë tendencë katastrofike”, shkroi Tusk në rrjetin social amerikan X.

Deklarata e kryeministrit polak erdhi disa orë pasi SHBA-ja njoftoi vendimin për të tërhequr rreth 5.000 trupa nga Gjermania.

Më herët këtë javë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja po vlerëson një ulje të mundshme të pranisë ushtarake në Gjermani, pasi kancelari Friedrich Merz kritikoi SHBA-në për mungesë të një strategjie rrugëdaljeje nga lufta në Iran, duke deklaruar se amerikanët po “poshtërohen” nga regjimi iranian në negociata.

Trump gjithashtu ka shprehur pakënaqësi me Italinë dhe Spanjën, duke theksuar se “me shumë gjasa” do të tërheq forcat amerikane nga këto vende. Ai tha se kur SHBA “kishte nevojë për ta, ata nuk ishin aty”, duke iu referuar luftës së tij në Iran.

Related posts

Një i vdekur e 1332 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Josep Borrell: BE-ja është e vendosur të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023

admin

U tërhoq nga gara, por Joe Biden ende i përkushtuar për të kryer detyrën! Ja çfarë thotë Presidenti amerikan

admin