RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli arreston 4 peshkatarë palestinezë në afërsi të Gazës

izraeli-arreston-4-peshkatare-palestineze-ne-afersi-te-gazes

Forcat izraelite arrestuan 4 peshkatarë palestinezë në brigjet e Rripit të Gazës së bllokuar, raporton Anadolu.

Kryetari i Unionit të Peshkatarëve Palestinezë në Gaza, Nizar Ayash, ka bërë deklaratë për Anadolu lidhur me këtë çështje.

Duke thënë se forcat e marinës izraelite hapën zjarr ndaj 4 palestinezëve që peshkonin në Gaza në mëngjes, Ayash tha se peshkatarët që u ndaluan nuk u lënduan.

Ai tha se forcat izraelite i çuan peshkatarët dhe varkat e tyre në portin Ashdod. Ayash theksoi se peshkatarët palestinezë nuk e kaluan distancën e lejuar të peshkimit.

Shkeljet e Izraelit ndaj peshkatarëve palestinezë në Gaza

Izraeli ka bllokuar Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë, nga toka, deti dhe ajri që nga viti 2006.

Sipas Ministrisë palestineze të Bujqësisë, peshkimi njihet si një nga mjetet kryesore të jetesës në Gaza, ku ka rreth 4.000 peshkatarë.

Sipas raporteve të të drejtave të njeriut, Izraeli përveç abuzimeve të tjera shpesh ndalon peshkatarët në Gaza dhe konfiskon varkat e tyre. Qeveria e Tel Avivit gjithashtu redukton kohë pas kohe distancën e peshkimit të peshkatarëve në Rripin e Gazës.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar ndërmjet Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Izraelit në vitin 1993, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin lirshëm deri në 20 milje nga Rripi i Gazës pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje izraelite, por qeveria izraelite i pengon peshkatarët palestinezë nga kjo e drejtë.

Related posts

Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera

rezart morina

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave! Sa shanse ka që të fitojë?!

admin

Kryetari i Suharekës reagon pas njoftimit se një mësimdhënëseje iu ndalua ushtrimi i profesionit për shkak të shamisë

admin