RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Videoja e një ushtari turk që ndihmon viktimën e tërmetit përhapet në mediat sociale kineze

videoja-e-nje-ushtari-turk-qe-ndihmon-viktimen-e-termetit-perhapet-ne-mediat-sociale-kineze

Një video e një ushtari turk që ndihmon një viktimë të tërmeteve në Turqinë jugore është përhapur në mediat sociale kineze, transmeton Anadolu.

Videoja, e publikuar të hënën nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, tregon ushtarin duke i dhënë çizmen e tij një personi që nuk kishte këpucë në zonën e tërmetit.

Një histori që përfshin videon u shpërnda në platformat ‘Baidu’ dhe ‘Weicin’, të cilat kanë qindra miliona përdorues.

“Një ushtar turk hasi në një të mbijetuar pa këpucë. Në një rrugë të mbuluar me borë, ushtari pa viktimën e tërmetit vetëm me çorape dhe hoqi çizmen e tij e ia dha asaj”, thuhet në shpjegimin e videos në platforma.

Platformat gjithashtu cituan një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, ku thuhej se, “Ushtari turk është betuar të sakrifojë jetën e tij pa hezitim për këtë popull dhe këtë vend. Prandaj, kur sheh një qytetar në rrugë që nuk ka këpucë në këmbë, ai nuk heziton të japë çizmen e tij”.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 562 të tjerë u plagosën në dy tërmetet e të hënës me magnitudë 6,4 dhe 5,8, që goditën provincën jugore Hatay.

Tërmetet me qendër në Hatay erdhën vetëm dy javë pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7,7 dhe 7,6 që më 6 shkurt goditën provincën Kahramanmaraş, si pasojë e të cilëve humbën jetën të paktën 42.310 persona.

Nga tërmetet e 6 shkurtit u prekën mbi 13 milionë njerëz në gjithsej 11 provinca turke.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, po ashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore më 6 shkurt brenda më pak se 10 orëve.

Related posts

​LVV kritikon Lajçakun një ditë para takimit në Bruksel

rezart morina

Vazhdojnë protestat kundër së djathtës ekstreme në Gjermani

admin

Kovaçevski: Vendi po vazhdon transformimin e suksesshëm drejt energjisë së gjelbër

admin