RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli bastis qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Kudsin Lindor, arreston stafin

izraeli-bastis-qendren-e-trajnimit-te-unrwa-se-ne-kudsin-lindor,-arreston-stafin

Forcat izraelite bastisën sot Qendrën e Trajnimit të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në kampin e strehimit në Qalandia, në veri të Kudsit Lindor të pushtuar dhe arrestuan stafin brenda zonës, tha guvernatori i Kudsit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, guvernatori tha se forcat izraelite sulmuan qendrën, hodhën gaz lotsjellës dhe mbajtën stafin mësimor dhe administrativ brenda një prej sallave të saj. Forcat izraelite u ngjitën në çatinë e ndërtesës së komitetit lokal të kampit, shtoi ai.

Ushtria izraelite bastisi kampin Qalandia gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, duke vendosur forca në disa lagje dhe duke gjuajtur me granata trullosëse dhe gaz lotsjellës dhe duke shkaktuar zjarr, sipas guvernatorit.

Bastisja erdhi rreth gjashtë javë pasi guvernatori i Kudsit paralajmëroi për një plan izraelit për të shkatërruar qendrën e trajnimit të UNRWA-së në Qalandia. Më 11 qershor, guvernatori tha se autoritetet komunale izraelite po avanconin një plan për të ndërtuar një kompleks të ri arsimor në tokën që i përket qendrës.

Qendra u shërben rreth 350 studentëve të moshës 15 deri në 19 vjeç dhe është ndërtuar në tokë të vënë në dispozicion të agjencisë së OKB-së nga qeveria jordaneze përpara se Izraeli të pushtonte Bregun Perëndimor në vitin 1967, sipas UNRWA-së.

Palestinezët akuzojnë Izraelin për rrëmbimin e tokës së tyre dhe minimin e institucioneve palestineze dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kudsin Lindor si pjesë e përpjekjeve për të konsoliduar pushtimin e qytetit dhe për të ndryshuar karakterin e tij demografik dhe kulturor.

Autoritetet izraelite kryen 341 prishje në gjysmën e parë të këtij viti, duke shkatërruar 740 struktura palestineze dhe duke prekur 923 palestinezë, sipas Komisionit të Kolonizimit dhe Rezistencës së Murit.

Related posts

Pas dekadash, Fauci largohet nga qeveria Biden

admin

Sulmi me 10 viktima në Kanada, shkon në 18 numri i të plagosurve, dy autorët ende të lirë

admin

Putini do të presë në takim presidentin e EBA-së për bisedime mbi “lidhjet dypalëshe”

Kushtrim Guraj