RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli bo’mbardon Ga’zën dhe shkollën ku strehohen të zhvendosurit

iz’raeli-bo’mbardon-ga’zen-dhe-shkollen-ku-strehohen-te-zhvendosurit

Shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën si rezultat i bombardimeve të Izraelit ndaj pjesëve të ndryshme të Rripit të Gazës dhe ndaj një shkolle ku ndodheshin të zhvendosurit në qytetin Khan Younis, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë bombarduan disa shtëpi në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe dogjën shtëpitë që u përkisnin palestinezëve në lagjen “Brazili” në perëndim të qytetit.

Avionët izraelitë sulmuan shkollën Al-Hansa në qytezën Absan i Madh të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, duke vrarë shumë palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra si dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Burimet shëndetësore në Spitalin Europian të Gazës, që ndodhet në lindje të Khan Younis në jug, në një deklaratë për gazetarin e AA-së njoftuan se shumë njerëz të vrarë dhe të plagosur arritën në spital si rezultat i bombardimeve izraelite që shënjestruan disa pjesë të qytetit të Rafah.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 37.765 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 86.429 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

Related posts

Egjipti vendos kushte për forcën e stabilitetit në Gaza: Sovraniteti duhet të mbetet palestinez

Muhamet Ramadani

Vrasja e Jani Aliajt në Greqi, shqiptari i kishte shpëtuar një atentati 6 muaj më parë në të njëjtin burg! Ndodhej edhe në ‘status mbrojtjeje’

admin

Blinken në Tel Aviv: Pauza humanitare po jep rezultate dhe duhet të vazhdojë

Muhamet Ramadani