RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli bo’mbardon shkollat e UNRWA-së në Ga’za, vriten 11 pa’lestinezë

iz’raeli-bo’mbardon-shkollat-e-unrwa-se-ne-ga’za,-vriten-11-pa’lestineze

Të paktën 11 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në dy shkolla në të cilat ishin strehuar civilë të zhvendosur në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se në sulmin që vazhdoi gjatë natës kundër Rripit të Gazës, ushtria izraelite bombardoi kampin e refugjatëve Al-Shati si edhe dy shkolla të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) që përdoreshin si qendra strehimi në lagjen Al-Daraj.

“Nga shkolla e goditur në kampin e refugjatëve Al-Shati, ekipet e Mbrojtjes Civile kanë nxjerrë trupat e 5 personave mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa në shkollën ‘Abdulfettah Hamud’ të bombarduar në lagjen Al-Daraj janë gjetur trupat e pajetë të 6 civilëve”, thuhet në lajm.

Trupat e dy grave janë nxjerrë nga një shtëpi që ushtria izraelite sulmoi në lagjen Shujaiyya në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet në rajonin Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe se një i ri ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet në perëndim të qytetit Rafah.

Theksohet se Izraeli ka bombarduar edhe qytetin Khan Younis në jug ndërsa shumica e të vrarëve në sulmet e natës ishin gra dhe fëmijë. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 37.626 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 86.098 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.

Related posts

Roja bregdetare turke shpëton 77 migrantë

admin

Francë – Senati miraton planin e diskutueshëm të reformës së pensioneve

admin

Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

rezart morina