RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli bombardon Spitalin Indonezian në Gaza

izraeli-bombardon-spitalin-indonezian-ne-gaza

Forcat izraelite shënjestruan gjeneratorët e energjisë të Spitalit Indonezian në veri të Rripit të Gazës sonte, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu.

“Spitali iu nënshtrua bombardimeve të rënda që synuan gjeneratorët e energjisë dhe pjesë të mëdha ndërtesash”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë të shkurtër.

“Jetët e 200 pacientëve dhe personelit mjekësor janë në rrezik në mes të sulmit”, paralajmëroi ai.

Sulmi erdhi disa orë përpara se të fillojë një pauzë humanitare midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale (0500 GMT) të premten.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.854 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve të enklavës.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Related posts

Hill: Lajçak po punon për zgjidhje që nuk do të imponohen, ato nuk qëndrojnë shumë

Muhamet Ramadani

Kalon me shumicë solide votash raporti i Terras për Kosovën në PE: Progresi në dialog mbetet esencial për rrugën drejt BE

admin

Shkodër, hapet ekspozita kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës

admin