Ministria e Brendshme e Izraelit thotë se ka deportuar një avokat palestinezo-francez të të drejtave të njeriut pasi e akuzoi atë për kërcënime ndaj sigurisë.
Salah Hammouri, 37 vjeç, u shoqërua në një fluturim për në Francë nga policia mëngjesin e sotëm.
Një banor i përhershëm i Jerusalemit, atij iu hoqën të drejtat e qëndrimit pasi zyrtarët e akuzuan atë si anëtar të një organizate terroriste.
Hammouri mohon akuzat dhe grupet e të drejtave e kanë dënuar masën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Por në një deklaratë, ministria e brendshme tha se Hammouri kishte “organizuar, frymëzuar dhe planifikuar të kryente sulme terroriste” kundër “qytetarëve dhe izraelitëve të njohur”.
Ministrja e Brendshme Ayelet Shaked, pjesë e qeverisë izraelite në largim, e përshëndeti këtë veprim dhe e cilësoi atë si një sukses të personelit, transmeton Klankosova.
“Our journey together has just begun … Palestine is our cause… and we stand by our cause to ensure that our next generation does not suffer what we suffer”
– Human Rights Defender, Salah Hammouri#justiceforsalah #liberezsalah pic.twitter.com/8yiq0EdlDu
— JusticeforSalah (@JusticeforSalah) December 18, 2022