RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli dhe SHBA-ja zhvillojnë stërvitje ajrore duke simuluar sulme ndaj Iranit

izraeli-dhe-shba-ja-zhvillojne-stervitje-ajrore-duke-simuluar-sulme-ndaj-iranit

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitje të përbashkëta ajrore për të simuluar sulme ajrore ndaj objektivave iraniane, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim thuhet se stërvitja ajrore treditore po zhvillohet mbi Izrael dhe Detin Mesdhe.

“Stërvitjet përfshijnë misione të mbushjes të avionëve luftarakë me karburant në skenarë të simulimit të kërcënimeve rajonale”, thuhet në deklaratë.

Javët e fundit janë mbajtur disa stërvitje të përbashkëta ushtarake të ushtrive izraelite dhe amerikane.

Javën e kaluar, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Aviv Kochavi, gjatë një vizite në Washington tha se si ushtria izraelite, ashtu edhe ajo amerikane do të zgjerojnë planet dhe aktivitetet e përbashkëta kundër “përqendrimit iranian” në rajon.

 

Related posts

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, OKB: Ndaloni kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve – VIDEO

Muhamet Ramadani

Ka filluar takimi i nëntë i liderëve islamë ballkanik në Bullgari

admin

Anija e OJQ-së franceze shpëton mbi 400 emigrantë të parregullt në Mesdhe – VIDEO

admin