RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija e OJQ-së franceze shpëton mbi 400 emigrantë të parregullt në Mesdhe – VIDEO

anija-e-ojq-se-franceze-shpeton-mbi-400-emigrante-te-parregullt-ne-mesdhe-–-video

Anija “Geo Barents” e organizatës “Mjekët pa Kufij” (MSF) me qendër në Francë, shpëtoi 440 emigrantë të parregullt, të cilët ishin në situatë të vështirë në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut në brigjet e Maltës, transmeton Anadolu.

Në një postim në Twitter, MSF-ja thekson se pas një udhëtimi prej 10-orësh anija “Geo Barents” ka mbërritur në vendin ku ndodhej anija e emigrantëve duke iu përgjigjur thirrjes së djeshme të organizatës civile “Alarm Phone”, e cila njofton në rrjetet sociale thirrjet për ndihmë nga emigrantët në Mesdhe.

Po ashtu bëhet e ditur se fillimisht ekuipazhi i “Geo Barents” për shkak të kushteve negative të motit nuk ka mundur të kryejë operacionin e shpëtimit dhe se emigrantëve u shpërndau vetëm jelekë shpëtimit, ndërsa pas një operacion i cili ka zgjatur për 11 orë shpëtoi gjithsej 440 persona përfshirë 30 fëmijë dhe 8 gra.

Problemi i migrimit të parregullt në Mesdheun Qendror

Vitet e fundit itinerari i Mesdheut Qendror paraqitet si një prej destinacioneve ku vërehen lëvizje intensive në fluksin e migrimit të parregullt drejt Evropës.

Emigrantët e parregullt që bëjnë thirrje për ndihmë nga deti në këtë destinacion, shpëtohen në përgjithësi nga organizatat e shoqërisë civile evropiane në vend të punonjësve shtetërorë evropianë.

OJQ-të në fjalë, për shkak të dështimit të vendeve anëtare të BE-së për të siguruar një “strehë të sigurt” kanë vështirësi në evakuimin e emigrantëve të parregullt që shpëtojnë herë pas here.

Në përgjithësi ishulli Lampedusa i cili është pika më e afërt e Italisë me Afrikën e Veriut është vendi i parë ku mbërrijnë emigrantët të cilët arrijnë të kalojnë me mundësitë e tyre Mesdheun ose që shpëtohen.

Teksa përpiqen të kalojnë Mesdheun, shumë emigrantë të parregullt humbin jetën çdo vit për shkak të përmbytjes së varkave ose mungesës së ajrit dhe ujit si pasojë e mbipopullimit në varka.

Related posts

U promovua libri “Nga minberi i xhumasë – hytbe” i autorit Isa ef. Tërshani

admin

Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen “nëse do të ketë përparim në përmbushjen e kërkesave”

admin

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, policia nis hetimet

admin