RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli do të pranojë paketë ndihme ush’tarake prej 8,7 miliardë dollarësh nga SHBA-ja

iz’raeli-do-te-pranoje-pakete-ndihme-ush’tarake-prej-8,7-miliarde-dollaresh-nga-shba-ja

Izraeli tha sot se do të pranojë një paketë ndihme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në vlerë prej 8,7 miliardë dollarësh, transmeton Anadolu.

Paketa përkon me ditën e katërt radhazi të sulmeve të gjera izraelite kundër Libanit, të përshkruara si më të mëdhatë që nga lufta e vitit 2006 në Liban.

“Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, gjeneralmajor Eyal Zamir, ka përfunduar negociatat në Washington për një paketë ndihme të konsiderueshme prej 8,7 miliardë dollarësh të SHBA-së për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit”, tha Ministria izraelite e Mbrojtjes në një deklaratë.

“Paketa përfshin 3,5 miliardë dollarë për prokurimet thelbësore të kohës së luftës, të cilat tashmë i janë transferuar Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, dhe 5,2 miliardë dollarë të përcaktuara për sistemet e mbrojtjes ajrore, duke përfshirë ‘Iron Dome’, ‘David’s Sling’ dhe një sistem të avancuar lazer”, thuhet më tej.

Izraeli posedon disa sisteme të interceptimit të raketave, duke përfshirë “David’s Sling”, “Arrow” dhe “Iron Dome”.

Në deklaratë theksohet se sipas marrëveshjes, fondet dhe pajisjet e përmendura pritet të dorëzohen së shpejti.

Related posts

Zelenskyy: Deri në fund të nëntorit, Ukraina do të zhvillojë një plan veprimi për paqe

admin

Khamenei kritikon përpjekjet e Arabisë Saudite për normalizim me Izraelin

Muhamet Ramadani

OKB: 45,000 gra dhe vajza u vranë nga familjarët e tyre më 2021

admin