RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli dorëzon trupin e pajetë të një palestinezi, të cilin e mbajti rreth 4 muaj

izraeli-dorezon-trupin-e-pajete-te-nje-palestinezi,-te-cilin-e-mbajti-rreth-4-muaj

Ushtria izraelite ka dorëzuar trupin e pajetë të një palestinezi, të cilin e mbante që nga muaji shkurt, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Asambleja e Përgjithshme e Çështjeve Civile, e lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) thuhet se autoritetet izraelite ua kanë dorëzuar trupin e Sharif Hasan Veridat (22-vjeçar) autoriteteve palestineze.

Trupi i Veridat u soll në shtëpinë e tij dhe më vonë u varros në varrezat e qytetit Ez-Zahiriyye, të vendosura në jug të Khalilit, me pjesëmarrjen e qindra palestinezëve.

Veridat humbi jetën më 9 shkurt 2023, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Al-Fewwar në qytetin e Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Qeveria izraelite po i varros trupat e palestinezëve të vrarë në varrezat e quajtura “Varrezat e Numrave”, në të cilat varret janë vetëm me numra në vend të emrave.

Sipas “Iniciativës për të marrë përsëri trupat e dëshmorëve”, trupat e 256 palestinezëve të cilët janë martirizuar në mënyrë të ndryshme nga Izraeli që nga viti 1967, mbahen në “Varrezat e Numrave.

Related posts

Shefi i NATO-s: Mbështetja e Ukrainës “investim në sigurinë tonë”

Muhamet Ramadani

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

admin

Imazhet tregojnë dëme në një depo karburanti dhe një objekt ushtarak në Arabinë Saudite pas sulmeve të Huthive

admin