RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli fillon sulmet ndaj Rripit të Gazës

izraeli-fillon-sulmet-ndaj-rripit-te-gazes

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulmet ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Avionë luftarakë izraelitë thuhet se kanë goditur objektivat e grupeve palestineze në rajonet jugore dhe veriore të Gazës dhe se në Rripin e Gazës janë shënuar shpërthime.

Sipas lajmit të gazetës “Yediot Ahronot” të cilin e bazon mbi burimet e sigurisë izraelite, thuhet se kundërpërgjigjja ndaj raketave të hedhura nga Rripi i Gazës si reagim për vdekjen e palestinezit Khader Adnan i cili ndërroi jetë pas një greve 87 ditore që vazhdoi kundër praktikës së “paraburgimit administrativ” do të jetë “i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës edhe pse mbart kuptimin për t’u përballur me Hamasin”.

Në lajm pretendohet se qeveria e Kajros ka kërkuar nga Izraeli armëpushim dhe dorëzimin e trupit të palestinezit Khader Adnan, por që Tel Avivi e ka refuzuar këtë.

Ushtria izraelite njoftoi se nga Rripi i Gazës janë lëshuar mbi 30 raketa dhe predha mortajash ndërsa një prej 4 raketave të fundit të lëshuara në orët e mbrëmjes u shkatërrua nga sistemi “Kubeja e Hekurt” dhe se tre raketat e tjera kanë rënë në tokë të hapur.

Çfarë ndodhi?

Nga Rripi i Gazës nën bllokadë u lëshuan raketa në drejtim të Izraelit pasi i burgosuri palestinez Khader Adnan ndërroi jetë në burgun izraelit në ditën e 87 të grevës së urisë.

Si pasojë e rënies së raketave të lëshuara nga Gaza në drejtim të zonave të banuara, thuhet se janë plagosur 5 persona dhe se 3 prej tyre ishin punëtorë kinezë.

Related posts

Eurodeputeti bullgar: Kosova është shtet, Vuçiqi shovinist si Putini

admin

Jeta në Siri: Gjashtë jetimë nën kujdesin e plakës zejtare

rezart morina

FSK-ja nxjerr të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy-vjeçar

rezart morina