RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Gjatë operacioneve në Gaza, sulmuam edhe një vend tjetër përveç Palestinës

izraeli:-gjate-operacioneve-ne-gaza,-sulmuam-edhe-nje-vend-tjeter-pervec-palestines

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Aviv Kochavi, tha se ushtria izraelite, “sulmoi një vend të tretë dhe mbrojti kufijtë e saj”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Aviv Kochavi, njoftoi se gjatë sulmeve treditore në Rripin e Gazës më 5 gusht kanë kryer një sulm edhe ndaj një objektivi në një vend jashtë territoreve të Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Transmetuesit Publike Izraelit (KAN), Kochavi në një fjalim tha se ata sulmuan një vend të tretë jashtë Gazës.

“Dhjetë ditë më parë, ushtria izraelite shënjestroi pa të meta Tayseer al-Jabari (drejtuesin e Lëvizjes së Xhihadit Islamik) në Gaza dhe gjithashtu kreu një valë arrestimesh në Bregun Perëndimor. Në të njëjtën kohë, ajo sulmoi një vend të tretë dhe mbrojti kufijtë e saj”, tha ai.

Kochavi nuk e përmendi emrin e vendit dhe pikës së shënjestruar, dhe nuk dha informacione se çfarë lloj sulmi është kryer.

Më 5 gusht, ushtria izraelite nisi sulmet në disa pika në Rripin e Gazës që pretendonte se i përkisnin Lëvizjes Xhihadi Islamik.

Si pasojë e sulmeve që zgjatën për tre ditë, humbën jetën 49 palestinezë, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Po ashtu qindra raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit, por nuk pati viktima.

Më 7 gusht me ndërmjetësimin e Egjiptit u arrit armëpushim ndërmjet palëve. /aa

Related posts

Akuzë e konfirmuar ndaj Zhan Mitrevit për mashtrim të pacientëve

admin

Kërkohet shkarkimi i prokurores Stojanka Kasaloviq: Neglizhenca e saj i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt

admin

Këto janë mesazhet e paqes dhe solidaritetit që u dhanë në faljen e Bajramit në Kosovë

admin