RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli gjatë vitit 2022 përshpejtoi planin për të “judaizuar Kudsin”

izraeli-gjate-vitit-2022-pershpejtoi-planin-per-te-“judaizuar-kudsin”

Izraeli përshpejtoi planin e saj për “judaizimin e Kudsit” këtë vit në të njëjtën kohë duke vazhduar punimet infrastrukturore dhe ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje në dhe rreth Kudsit Lindor të pushtuar.

Izraeli e ka pushtuar Kudsin Lindor që nga viti 1967. Duke njoftuar se e ka aneksuar këtë vend, Izraeli pretendon se Kudsi, me pjesën perëndimore dhe lindore të saj, është “kryeqyteti i përjetshëm” i Izraelit.

Sipas palestinezëve, bazuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të drejtën ndërkombëtare, Kudsi Lindor është kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967.

Sipas Institutit të Studimeve për Izraelin, 570 mijë banorë në Kuds janë izraelitë ndërsa 366 mijë janë palestinezë.

Palestinezët janë të përqendruar në Kudsin Lindor, por ka më shumë se 229 mijë kolonë hebrenj në 14 vendbanime të paligjshme në këtë pjesë të qytetit, sipas të dhënave nga Lëvizja jofitimprurëse izraelite “Peace Now” (Paqe Tani).

– Planet e Izraelit për të bashkuar Kudsin

Palestinezët deklarojnë se qeveria e Tel Avivit në vitin 2022 ka përshpejtuar hapat e saj për të sjellë më shumë izraelitë atje, si pjesë e planit të saj për të “judaizuar” Kudsin.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Khalil et-Tufekxhi, drejtor i Departamentit të Hartave të Shoqatës të Studimeve Arabe në Kuds, tha: “Pala izraelite po nxiton të përfundojë çështjen e Kudsit duke kombinuar pjesët lindore dhe perëndimore të qytetit duke ndërtuar infrastruktura si tunele, ura dhe hekurudha”.

“Ndërtimi i vendbanimeve të reja dhe zgjerimi i atyre ekzistuese zbatohen në një kornizë të gjerë. Kjo synon të konkludojë se Kudsi i Madh do të jetë kryeqyteti i një shteti të vetëm (Izraelit) pa negociata, me arabët që përbëjnë një pakicë dhe hebrenjtë që përbëjnë shumicën”, tha Tufekxhi.

Ai tha se numri aktual i vendbanimeve në terren është shumë më i lartë sesa në letër. “Shumë vendbanime krijohen duke zbatuar vendime të vjetra”, tha Tufekxhi.

Sipas tij, në vitet e kaluara janë miratuar 1.600 vendbanime në Ramat Shlomo, 600 vendbanime në Pisgat Ze’ev dhe 1.300 vendbanime në Gilo. “Këto vendbanime janë miratuar në vitet e kaluara, por këtë vit janë zbatuar në mënyrë të përshpejtuar”, tha Tufekxhi.

– Vendbanimet ilegale vazhdojnë me shpejtësi

Vendbanimet hebraike të ndërtuara nga Izraeli në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Izraeli ka shpallur tender për ndërtimin e 400 vendbanimeve në Kudsin Lindor në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga lëvizja “Peace Now”.

Koordinatori Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland deklaroi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar se Izraeli planifikon të ndërtojë 3.100 vendbanime në Kudsin Lindor deri në vitin 2022.

Wennesland theksoi se ky numër korrespondon me 3 herë numrin e vendbanimeve të paguara në vitin 2021.

– Rritja e shkeljeve

Drejtor i Qendrës së Kudsit për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike, Ziyad al-Hamuri tha se në vitin 2022 ka pasur rritje të konsiderueshme të shkeljeve të Izraelit ndaj banorëve të Kudsit, vendeve të shenjta dhe trashëgimisë kulturore.

Ai tha se e para prej këtyre shkeljeve lidhej me bastisjet në Mesxhidi al-Aksa. Hamuri tërhoqi vëmendjen se numri i bastisjeve u rrit ndjeshëm këtë vit, duke arritur nivel rekord.

Duke thënë se thirrjet për ndarjen kohore dhe hapësinore të Mesxhidi al-Aksës janë shtuar nga grupet fanatike hebreje, Hamuri tha: “Hebrenjtë fanatikë filluan të ngritnin flamurin izraelit në Al-Aksa gjatë bastisjeve. Në veçanti, përpjekjet rituale dhe adhurimi u rritën në pjesët lindore të Xhamisë së Shenjtë”.

Hamuri theksoi se çështja e dytë në lidhje me shkeljet izraelite është prishja e shtëpive palestineze dhe se më shumë se 150 shtëpi palestineze u prishën këtë vit me pretekstin e “ndërtimit pa leje”.

Duke kujtuar se shumica e këtyre shtëpive iu shkatërruan pronarëve të tyre me kërcënimin e gjobave të larta, Hamuri tha se mbi 20 mijë shtëpi në Kuds janë ende në rrezik për t’u prishur.

Hamuri shtoi se një temë tjetër për shkeljet e Izraelit është “politika e dëbimit të palestinezëve nga Kudsi duke anuluar dokumentet e tyre”. “Shembulli i fundit i shkeljes së Izraelit është dëbimi i paligjshëm i aktivistit palestinez Salah al-Hamuri”, tha ai.

Sipas tij, numri i ndalimeve dhe arrestimeve, përfshirë gra dhe fëmijë është rritur në Izrael. “Me të gjitha këto shkelje, Izraeli vazhdon planin e tij për të krijuar shumicë absolute hebreje në qytet, për të dëbuar palestinezët në lagjet në Kudsin Lindor në parcela të izoluara”, tha Hamuri. /aa

Nga: Abdul Rauf Arnaout

Abdul Rauf Arnaout

Related posts

Hungaria i jep leje kompanisë ruse për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë

admin

Bandat serbe sulmojnë me armë zjarri Policinë e Kosovës

admin

Sulmet ndaj xhamive në Gjermani, shqetësim për myslimanët

rezart morina