Ushtria izraelite hapi zjarr pranë automjetit ushtarak libanez që patrullonte kufirin, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, ushtria izraelite hapi zjarr nga pika ushtarake Al Abad në kufi drejt zonës ku automjeti ushtarak po patrullonte në vendbanimin Hunin të Libanit.
Mësohet se sulmi ka ndodhur në afërsi të pikës ushtarake të Forcave të Përkohshme të Paqes së OKB-së në Liban (UNIFIL) dhe se nga incidenti nuk ka patur humbje jete apo dëme materiale.
Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori, humbën jetën 86 anëtarë të Hezbollahut dhe 6 ushtarë izraelitë.
Përplasjet midis Izraelit dhe Hezbollahut kanë rënë kryesisht pas “pauzës humanitare” të arritur midis Izraelit dhe Hamasit më 24 nëntor.