RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli hapë një tjetër vendbanim të paligjshëm në Bregun Perëndimor

izraeli-hape-nje-tjeter-vendbanim-te-paligjshem-ne-bregun-perendimor

Izraeli të mërkurën inauguroi një tjetër vendbanim të paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar, të tretin të hapur ditët e fundit, transmeton Anadolu.

“Channel 7” raportoi se vendbanimi “Maaleh Arugot” u inaugurua zyrtarisht në bllokun e vendbanimeve “Gush Etzion”, në jug të Bregut Perëndimor. Zona ndodhet përgjatë një rruge që lidh pjesët perëndimore dhe lindore të “Gush Etzion”-it ndërsa këshilli rajonal tha se synimi i krijimit të tij është forcimi i pranisë së kolonëve dhe krijimi i vazhdimësisë territoriale në këtë bllok.

“Gush Etzion” është bllok i madh vendbanimesh izraelite mes qyteteve palestineze Bethlehem dhe Khalil (Hebron). Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, së bashku me ministra të tjerë, ligjvënës dhe zyrtarë të vendbanimeve.

Smotrich e përshkroi vendbanimin e ri si pjesë të një “revolucioni të vendbanimeve” dhe tha se zgjerimi synon të parandalojë krijimin e një shteti palestinez. Ai tha se lidhja e pjesëve lindore dhe perëndimore të “Gush Etzion”-it do të ndërpresë vazhdimësinë territoriale palestineze.

Sipas mediave izraelite, Izraeli të hënën inauguroi vendbanimin “Makida” në veriperëndim të Khalilit dhe vendbanimin Noa në juglindje të Jeninit. Autoritetet izraelite lëshuan në korrik 31 urdhra për konfiskimin e 831 mijë metrave katrorë tokë palestineze në Bregun Perëndimor, sipas Komisionit Palestinez për Kolonizimin dhe Rezistencën ndaj Murit.

Ushtria izraelite dhe pushtuesit kryen gjithashtu 2.256 sulme ndaj palestinezëve, tokave dhe pronave të tyre gjatë korrikut, përfshirë 1.458 nga ushtria dhe 798 nga pushtuesit, thuhet në raport.

Që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës më 8 tetor 2023, forcat izraelite dhe pushtuesit kanë intensifikuar sulmet në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, përmes vrasjeve, arrestimeve, zhvendosjes së detyruar, shembjes së shtëpive dhe zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme.

Related posts

Merren peng disa persona në një kafeve në Holandë, evakuohen banesat! Policia rrethon qytetin

admin

“Vëmendja te afatet kohore”- Witkoff nga Florida: Bisedimet në Miami me ukrainasit dhe evropianët ishin konstruktive dhe produktive!

admin

“Kievi po cenon procesin e paqes”- Putin kërcënon në 4-vjetorin e luftës në Ukrainë: Nëse na shtyjnë drejt ekstremeve, do të pendohen! Ata duan që…

admin