RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli hedh poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

izraeli-hedh-poshte-rezoluten-e-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se

Ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan deklaroi me shpejtësi se rezoluta e miratuar nga këshilli nuk do të kishte “asnjë kuptim”, duke e quajtur atë “të shkëputur nga realiteti”.

Ai pohoi se izraeliti po vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar në Gaza, një pretendim që është hedhur poshtë nga disa ekspertë në këtë temë.

“Është për të ardhur keq që këshilli ende nuk është në gjendje të dënojë apo edhe të përmendë masakrën që Hamasi kreu më [7 tetor] dhe çoi në luftën në Gaza”, shkroi ai në X.

“Ky është një turp,” shtoi ai, duke thënë se strategjia e Hamasit është “të përkeqësojë qëllimisht situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe të rrisë numrin e viktimave palestineze në mënyrë që të aktivizojë OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit në një përpjekje për të ndaluar Izraelin”. /mesazhi

Related posts

FOTOLAJM/ Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapive, Princesha fotografohet krah familjes mbretërore

admin

Dy vajza bien nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj, njëra humb jetën

admin

Zakharova: Vatikani i kërkon falje Rusisë për deklaratën e Papës lidhur me çeçenët dhe burjatët

admin