RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli ka arrestuar 7.700 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

izraeli-ka-arrestuar-7.700-palestineze-ne-bregun-perendimor-qe-nga-7-tetori

Forcat izraelite kanë arrestuar 7.700 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Që nga dje forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 30 palestinezë në disa qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor. Në mesin e të arrestuarve gjendet një grua dhe palestinezët të liruar nga arrestimet e mëparshme.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Bie çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

admin

VOA: Moska rrit presionin ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në SHBA

admin

Riparohet defekti në linjën e energjisë elektrike të centralit bërthamor të Zaporizhias!

admin