RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli kreu më shumë se 30 su’lme në Bejrut gjatë natës

iz’raeli-kreu-me-shume-se-30-su’lme-ne-bejrut-gjate-nates

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) po raporton se Bejruti sapo ka “dëshmuar natën më të dhunshme” që nga fillimi i “agresionit” të Izraelit ndaj vendit.

Forcat izraelite kryen më shumë se 30 sulme në periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës, tha ajo, zhurmat e të cilave mund të dëgjoheshin në të gjithë qytetin.

Periferia, e quajtur Dahiyeh, tani është mbuluar nga tymi i zi, raportoi NNA në mëngjesin e sotëm.

Siç kemi raportuar, sulmet ajrore erdhën pasi Izraeli rriti bombardimet e tij ndaj periferive jugore, të cilat konsiderohen si një bastion i Hezbollahut. Javën e kaluar, Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm në Bejrut dhe të premten, kreu një sulm tjetër që synonte pasardhësin e mundshëm të politikanit të vrarë, Hashem Safieddine.

Related posts

Ekspertët e OKB-së: Zvicra ka probleme “sistematike” me racizmin

admin

Corbyn: Në Gaza u dorëzuan kuti me mbetje mortore palestinezësh, dyshime për heqje organesh

Kushtrim Guraj

Dy të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19

admin