RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kufizon për palestinezët hyrjen nga Bregu Perëndimor në Kuds për të falur namazin e xhumasë

izraeli-kufizon-per-palestinezet-hyrjen-nga-bregu-perendimor-ne-kuds-per-te-falur-namazin-e-xhumase

Forcat izraelite penguan hyrjen nga Bregu Perëndimor drejt Kudsit të pushtuar, për shumë palestinezë të cilët dëshironin të falnin namazin e xhumasë së dytë të Ramazanit në Xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu.

Ushtarët izraelitë dërguan njësi përforcuese në pikat e kontrollit në kalimet nga Bregu Perëndimor në Kudsin Lindor dhe nuk lejuan kalimin e disa palestinezëve të cilëve u kontrolluan kartat e identitetit.

Grumbullime të shumta u krijuan nga palestinezët të cilët dëshironin të kalonin nga pikat e kontrolli “300” në jug të Kudsit Lindor dhe pikën e kontrollit Qalandia në veri.

Palestinezja Rana Davud e cila ka folur për AA, tha se forcat izraelite për arsye sigurie nuk lejojnë kalimin e tyre në pikën e kontrollit Qalandia.

Davud, tërhoqi vëmendjen se Izraeli në vendimin e tij që mori në fillim të Ramazanit lejoi kalimin në Kuds për të gjithë gratë, por që në terren po përjetohen kufizime të mëdha.

Ndërsa nëna palestineze, Eman Husein, është shprehur se një djalë i saj ndodhet i burgosur në burgun izraelit dhe se pushtuesit me arsyetimin e sigurisë nuk e lejojnë atë të kalojë në qytetin Kuds.

Duke dënuar vendimin forcave izraelite, Husein tha se “Çfarë të drejte kanë të pengojnë hyrjen e një palestinezi në Kuds dhe që të falë namaz në Xhaminë Al-Aksa”.

Forcat izraelite edhe javën e kaluar penguan kalimin nga Bregu Perëndimor në Kuds për shumë palestinezë të cilët dëshironin të falnin namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Xhaminë Al-Aksa.

Izraeli me vendimin e marrë më 20 mars, vendosi kufizim të moshës për pjesëmarrjen e palestinezëve në namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit.

Në këtë kuadër, është ndaluar hyrja në Aksa për namazin e xhumasë në Ramazan për meshkujt palestinezë të moshës 12 deri në 15 vjeç që jetojnë në Bregun Perëndimor nën pushtim, ndërsa u vendos kushti për leje të veçantë për meshkujt e moshës 45-55 vjeç.

Related posts

Rusia drejt një baze të re nëndetësesh bërthamore

admin

Yanis Varoufakis ndalohet të hyjë në Gjermani, shkak fjalimi për Gazën – VIDEO

admin

Fotografisti Aliqkaj me fushatë për bojkotimin e prodhimeve serbe

admin