RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

mali-i-zi,-ne-mesnate-fillon-heshtja-zgjedhore-ne-prag-te-raundit-te-dyte-te-zgjedhjeve-presidenciale

Heshtja zgjedhore para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, që do të mbahet të dielën, do të fillojë në mesnatë, raporton Anadolu.

Qytetarët e Malit të Zi të dielën do të zgjedhin mes dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë të votimit – kreut aktual të shtetit, Milo Gjukanoviq dhe politikanit të ri nga Lëvizja “Evropa Tani”, Jakov Milatoviq.

Në raundin e parë, i cili u mbajt më 19 mars, Gjukanoviq fitoi 35,37 për qind të votave ndërsa Milatoviq 28,92 për qind të votave.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë – 143.608 ndërsa më pak në Shavnik – 1.777.

Qendrat e votimit, gjithsej 1.162 prej tyre, do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti janë të katërtat që nga shpallja e pavarësisë dhe të tetat që nga vendosja e sistemit shumëpartiak.

Deri më tani presidentë të Malit të Zi ishin Momir Bullatoviq, Filip Vujanoviq dhe Milo Gjukanoviq.

Presidenti zgjidhet për një mandat pesë vjeçar.

Related posts

Senatorja australiane largohet nga laburistët pasi votoi për shtetin pa’lestinez – VIDEO

rezart morina

Rreth 2.500 foka gjenden të ngordhura në brigjet e Detit Kaspik

admin

Haxhiu: Thaçi ka bërë pazare me Vuçiqin për t’i amnistuar krimet në Kosovë

rezart morina