RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, opozita vazhdon protestën “Foltore”

shqiperi,-opozita-vazhdon-protesten-“foltore”

Në Shqipëri opozita vazhdon protestën antiqeveritare “Foltore”, ndërkohë sot është mbajtur protesta e radhës në Tiranë, organizuar nga Partia Demokratike (PD), raporton Anadolu.

Protesta është organizuar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, me kërkesën për dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Të pranishëm në protestën e emërtuar “Foltore” ishin edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës, ndërsa u mbajtën edhe fjalime.

Në fjalën e tij gjatë protestës, Berisha i quajti pjesëmarrësit në protestë “njerëz idealistë dhe guximtarë”.

“Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Opozita kërkon edhe miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi dhënin e autorizimit “për arrestimin/heqjen e lirisë” ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është e pezulluar nga gjykata.

Kryeministri Rama ka propozuar shkarkimin e Ballukut, shkarkim që do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare, ku disa prej tyre janë shoqëruar edhe me tensione.

Ndërkohë, partitë opozitare në Shqipëri kanë paralajmëruar vijimin e protestave antiqeveritare.

Related posts

Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Melania Trump do të drejtojë një seancë të KS-OKB-së muajin e ardhshëm

Hevzi

Italia evakuon për trajtim mjekësor 117 palestinezë, përfshirë 26 fëmijë

Irfan Jahiu