RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli mobilizon 100 mijë rezervistë gjatë ofensivës kundër Iranit

izraeli-mobilizon-100-mije-rezerviste-gjate-ofensives-kunder-iranit

Ushtria izraelite ka njoftuar se do të thërrasë rreth 100 mijë rezervistë në kuadër të fushatës ushtarake kundër Iranit.

Në një deklaratë zyrtare, forcat e armatosura thanë se po rrisin nivelin e gatishmërisë në fronte të ndryshme si pjesë e operacionit “Roaring Lion”, emri që Izraeli i ka dhënë ofensivës së nisur në koordinim me SHBA-në kundër Iranit. Sipas raportimeve të gazetës The Times of Israel, të paktën 50 mijë rezervistë janë tashmë në detyrë.

Ndërkohë, situata në Rripin e Gazës mbetet e tensionuar. Ministria e Shëndetësisë atje bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën një person dhe kanë plagosur shtatë të tjerë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të shpallur nga SHBA në tetor, të paktën 629 palestinezë janë vrarë. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore në Gaza, më shumë se 70 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës në tetor 2023. /mesazhi

Related posts

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova arrin shëndosh e mirë në Meke

admin

Escobar sot në Kosovë, takim me Kurtin, Osmanin dhe liderët e opozitës, zbardhet axhenda e të dërguarit të SHBA për Ballkanin

admin

Ushtari izraelit vritet nga “zjarri miqësor” në jug të Gazës

Hevzi