RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Mund të krijohet një marrëveshje me Sirinë për të krijuar një zonë neutrale

izraeli:-mund-te-krijohet-nje-marreveshje-me-sirine-per-te-krijuar-nje-zone-neutrale

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur besimplotë për arritjen e një marrëveshje me Sirinë.

Ai tha se priste që autoritetet siriane të krijonin një zonë të çmilitarizuar nga Damasku në malin Hermon, por dhe zona të tjera.

Ky reagim i Netanyahut vjen një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha se ishte thelbësore që Izraeli të mbante një “dialog të fortë dhe të vërtetë” me Damaskun.

Siria nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, i cili ka pushtuar pjesën më të madhe të territorit sirian që nga dhjetori 2024. Ajo pushtoi Lartësitë e Golanit sirian në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi atë, një veprim i njohur nga Shtetet e Bashkuara , por jo nga shumica e vendeve të tjera.

Related posts

Beqiroviq: Detyrimi ynë i përhershëm njerëzor dhe qytetërues është të flasim për gjenocidin në Srebrenicë

admin

Rusia kërkon mbledhje në OKB për bombardimet e NATO-s, Gërvalla: Po tenton të ngrejë paralele absurde me luftën në Ukrainë

admin

Kryeministri Sanchez: Spanja do t’i kërkojë BE-së të ndërpresë marrëveshjen me Izraelin

Kushtrim Guraj