RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli ndalon udhëtimin e imamit të Xhamisë al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri

izraeli-ndalon-udhetimin-e-imamit-te-xhamise-al-aksase,-shejh-ikrime-sabri

Izraeli ka vendosur një ndalim udhëtimi për një muaj ndaj predikuesit të imamit të Xhamisë al-Aksa, Shejh Ikrime Sabri, pasi dyshohet se “ka përdorur udhëtimet e tij jashtë vendit kundër Izraelit”, raporton Anadolu.

Një person nga familja e Shejh Sabriut, i cili nuk donte të bëhej i ditur emri i tij, për Anadolu tha se “një ekip nga inteligjenca izraelite bastisi shtëpinë e Shejh Sabriut në Kudsin Lindor dhe ia përcolli atij ndalimin e udhëtimit prej një muaji”. Ai shtoi se “vendimi është i një lloj i cili mund të zgjatet”.

Personi në fjalë ka deklaruar se në vendimin e firmosur nga ministri izraelit i Punëve të Brendshme, Moshe Arbel, pretendohet se Shejh Sabri “ka kryer provokime dhe ka dyshime se ai ka përdorur udhëtimet e tij jashtë vendit kundër Izraelit”.

Nuk kishte asnjë deklaratë nga autoritetet izraelite për këtë çështje.

Forcat izraelite bastisën shtëpinë e Shejh Sabriut në orët e hershme të mëngjesit dhe e thirrën atë për të dëshmuar.

Shejh Sabri, imami i Xhamisë Al-Aksa, thekson se forcat izraelite ushtronin presion ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa me vendime të tilla si pezullim, arrestime dhe ndalim udhëtimi.

Related posts

Bangladesh, rritet në 7 numri i studentëve të vrarë në përleshjet me policinë mes grevës mbarëkombëtare

admin

Publikohet Transparency International: Shqipëria përkeqësohet në indeksin e luftës kundër korrupsionit

admin

Rusia vendos masa kufizuese ndaj “Telegram”, akuza platformës se po shkel ligjin: Po përdoret për qëllime kriminale dhe terrorizëm!

admin