RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli ndërton tjetër mur rreth Rripit të Gazës

izraeli-nderton-tjeter-mur-rreth-rripit-te-gazes

Izraeli veqse ka të ndërtuara barriera në tokë dhe nëntokë për të parandaluar palestinezët e Gazas të hyjnë në shtetin hebre.

Izraeli ka filluar ndërtimin e një muri 4.6 km të gjatë rreth Rripit të Gazës për të mbrojtur komunitetet izraelite në afërsi të tij nga sulmet nga enklava bregdetare palestineze, tha Ministria e Mbrojtjes izraelite.

“Ka filluar puna në një projekt korridori sigurie pranë Rripit të Gazës, me qëllim të fshehjes së rrugëve për të lejuar banorët hebrenj të lëvizin të sigurt në kohë emergjence pa frikën e kundërzjarrit nga Rripi i Gazës,” citoi agjencia e lajmeve Xinhua të thoshte Ministria në një deklaratë të enjten.

Muri po ndërtohet përgjatë dy autostradave pranë Gazës.

Sipas Ministrisë, në kuadër të projektit do të ndërtohen edhe korsi për biçikleta.

“Projekti do t’u mundësojë banorëve të jetojnë një jetë normale gjatë një përshkallëzimi të sigurisë,” citohet të ketë thënë në deklaratë Elad Cohen, menaxheri i projektit në Netivei Israel, një kompani rrugësh në pronësi të qeverisë që ndërton pjesë të murit.

Ministria vlerëson se muri do të përfundojë në verën e vitit 2023.

Izraeli ka të ndërtuara barriera në tokë dhe nëntokë për të parandaluar palestinezët e Gazas të hyjnë në shtetin hebre.

Territori palestinez i Rripit të Gazës ka qenë nën rrethimin e paligjshëm të hekurt nga Izraeli që nga viti 2007, një situatë që ka bërë që popullsia të jetë e varur nga mallrat që vijnë nëpërmjet tuneleve apo rrugëve të paligjshme e që i përdorin për të sjellë furnizimet thelbësore, të tilla si mallra ushqimore, gaz, ilaçe, benzinë​​, dhe blegtori në Rripin e Gazës.

Rripi i Gazës ka përjetuar katër luftëra dhe disa raunde përshkallëzimi që nga viti 2007. /mesazhi

Related posts

Kriza ekonomike, shkaku kryesor i rënies së lindshmërisë në Europën Jugore

admin

Benny Gantz kërcënon të japë dorëheqjen pas su’lmeve të vazhdueshme në Ga’za

RTI

Qeveria miraton 11 rregullore për shtesa e kompensime

rezart morina