RTV AHIRETI
Lajme

Mehaj: Kosova është ngritur për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake

mehaj:-kosova-eshte-ngritur-per-pese-vende-sa-i-perket-fuqise-ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se bazuar në matjet vjetore të GFP-së, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Sipas tij, në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë, transmeton Klan Kosova.

“Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por dhe në rajon e më gjerë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Related posts

Ndërron jetë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

admin

“2025, vit i humbur për Kosovën”/ Terras publikon draft-raportin, kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë

admin

Pelosi krahason zgjedhjet në SHBA me Lojërat Olimpike, nuk ndal as lëvdatat për Harris: Krenare…

admin