RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë vitit 2022

mbi-2-mije-raste-te-dhunes-ne-familje-jane-raportuar-gjate-vitit-2022

Policia e Kosovës ka sqaruar se në 1 mijë e 897 raste viktimat kanë qenë gra ndërsa në 433 raste, viktima ishin burrat. Ndërkaq Avokati i Popullit Naim Çelaj, thotë se më shqetësues mbetet vlerësimi i rrezikut dhe koordinimi i autoriteteve reaguese.

Dhuna në familje është një dukuri e cila është përhapur mjaft në Kosovë. Ndërkaq nga kjo dukuri më të prekurat janë vajzat dhe gratë.

Në deklaratat e saj, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se luftimi i dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave është një prej zotimeve në programin e Qeverisë së Kosovës. Haxhiu në vazhdimësi ka bërë thirrje për raportim të dhunës në familje.

“Angazhimi ynë duhet të jetë edhe më i fortë edhe më i fuqishëm, në mënyrë që djemtë e burrat ta respektojnë jetën dhe dinjitetin e grave në Kosovë”, tha ajo.

Ndërkaq Avokati i Popullit, Naim Çelaj, për Radio Kosovën tha se Policia duhet të jetë e njoftuar për veprimet e Zyrës për mbrojtjen e viktimave. Qendra për Punë Sociale, Prokuroria dhe gjykatat sipas tij, duhet të jenë hallka të koordinuara me qëllim të reagimit si trup i vetëm. Ai përmendi dy raste në të cilat Avokati i Popullit ka dalë me qëndrime.

“Te rasti i vrasjes në Emshir të ndjerës Sopa nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë recidivist, ka mjaftuar një deklaratë e viktimës se ndoshta ai nuk e bënë më”, tha ai.

Tutje Çelaj shtoi se shteti ka përgjegjësi për t’i mbrojtur viktimat e dhunës në familje, duk përjashtuar zakonet nga e kaluara kur përgjegjësinë e kanë marrë personat e paautorizuar dhe familja. Ai bëri të ditur gjithashtu se Institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një listë rekomandimesh për autoritetet e vendit, e që presin të kenë reagim.

Related posts

Kurti paralajmëron zgjedhje të njëpasnjëshme nëse nuk zgjidhet presidenti deri më 28 prill

admin

“Ne do ta fitojmë çdo luftë me Rusinë nëse na sulmon”- Shefi i NATO-s mesazh Kremlinit nga Mynihu: Po vuajnë humbje të tmerrshme në Ukrainë, por…

admin

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve

Kushtrim Guraj