RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli nuk dëgjon SHBA-në, vazhdon kolonizimin e Bregut Perëndimor

izraeli-nuk-degjon-shba-ne,-vazhdon-kolonizimin-e-bregut-perendimor

Ministri izraelit i Financave ka refuzuar kritikat amerikane për kolonizimin e Bregut Perëndimor dhe ka premtuar se do të legalizojë dhjetëra shtëpi izraelite që janë ndërtuar në territorin e pushtuar.

SHBA-ja ka kundërshtuar planet e Izraelit për ndërtimet e reja në Bregun Perëndimor, por ministri izraelit Bezalel Smotrich ka thënë se qeveria e tij ka qartësuar pozitën e vet para amerikanëve dhe se mosmarrëveshjet janë të lejuara edhe mes miqve.

Smotrich, ultranacionalist, ka premtuar autoritet në lidhje me organizatën që mbron kolonizimin e Bregut Perëndimor.

Ai ka premtuar se sapo të marrë pushtetin e plotë, do të normalizojë jetën për më shumë se 500 mijë izraelitë që janë vendosur në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ky territor qeveriset nën ligjet ushtarake. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Palestinezët e shohin Bregun Perëndimor si territor në të cilin do të formojnë shtetin e tyre të pavarur.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, së fundmi ka thënë se ishte i shqetësuar me vendimet e Izraelit, por nuk ka sinjalizuar nëse SHBA-ja do të merrte masa ndaj shtetit izraelit. /koha

Related posts

Irani dhe Bahreini pas 8 vitesh vendosin të nisin bisedimet për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike

RTI

Kosova “tregon muskujt”/ Ministri i Mbrojtjes “thumbon” Serbinë? Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej vendeve të Ballkanit

admin

UA-ja: Epidemia Mpox nuk është vetëm problem i Afrikës por i gjithë botës

admin