Irani nisi një sulm të madh raketor ndaj Izraelit.
Gati 200 raketa u hodhën drejtpërdrejt në Izrael, duke çuar në shpërthime të forta mbi Tel Aviv.
Ky ishte sulmi i dytë i Iranit ndaj Izraelit pas një operacioni të mëparshëm në prill në përgjigje të një sulmi ajror vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask, Siri.
Zyrtarët izraelitë kanë premtuar se do të përgjigjen.