RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli qëndron pas masakrës së Festivalit Nova Rave!

izraeli-qendron-pas-masakres-se-festivalit-nova-rave!

Lajm shokues nga Izraeli!
Izraeli qëndron pas masakrës së Festivalit Nova Rave!
Gazeta Haaretz, duke cituar një burim policor, shkroi se është vërtetuar se masakra në Nova Rave Festival më 7 tetor, për të cilën Izraeli pretendonte se ishte kryer nga Hamasi dhe në të cilën vdiqën qindra civilë izraelitë, u qëllua nga një helikopter i Forcave të Armatosura izraelite.
Në videon ku shihet gjendja e automjeteve në zonën e festivalit, duket se automjetet ishin dëmtuar rëndë dhe nuk ishte e mundur të shkaktohet me pushkë.
Gazeta Yedioth Ahranoth kishte raportuar më parë se helikopterët izraelitë hapën zjarr në mënyrë të rastësishme në zonën e festivalit.
Imazhet e publikuara nga Agjencia Amerikane e Lajmeve Associated Press gjithashtu mbështesin pretendimin. Shihet qartë se ka dëmtime të mëdha në automjete. Komentohet se ky dëmtim është shkaktuar nga raketa me helikopter dhe se Hamasi nuk disponon një armë të tillë.
U tha se helikopterët qëlluan civilë teksa përpiqeshin të parandalonin anëtarët e Hamasit dhe u shpërndanë edhe imazhe të atyre momenteve.
Një izraelit që i mbijetoi sulmit të festivalit kishte akuzuar më parë administratën e Tel Avivit. Në deklaratën e tij ai tha se tanket hapën zjarr ndaj civilëve.

Nga: Mustafë Bajrami

Related posts

Komandanti i KFOR-it vizitoi në Prizren kontingjentin turk që erdhën në shkurt të këtij viti

admin6

Numri i të rinjve që kanë probleme me zemër në rritje, shkak narkotikët e obeziteti

admin6

Kolona deri në 700 metra në Merdare, pritjet e gjata vazhdojnë edhe sot

admin