RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli rrëzon 9 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor

izraeli-rrezon-9-shtepi-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite kanë rrëzuar nëntë shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, buldozerët izraelitë rrafshuan tetë shtëpi në ndërtim në Al-Daouk pranë qytetit Jericho, si dhe një shtëpi në Farasin pranë qytetit Jenin.

Forcat izraelite për rrëzimin e shtëpive u arsyen se atyre u mungon leja e ndërtimit.

Vitin e kaluar, Izraeli lëshoi urdhra për rrëzimin e 18 shtëpive palestineze në Farasin, ku banojnë afër 200 palestinezë.

Rrëzimi i shtëpive nga Izraeli tërhoqi dënimin e menjëhershëm nga Ministria e Punëve të Jashtme e Palestineze, e cila këto veprime i quajti “përpjekje për të kontrolluar këto toka dhe për të imponuar sovranitetin izraelit mbi to”.

“Izraeli vazhdon të zbatojë skemën e tij të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, përfshirë në Kudsin Lindor, që kërcënon opsionin e zgjidhjes me dy shtete”, tha ministria palestineze.

Sipas Marrëveshjes së Oslos, e nënshkruar në vitin 1995 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsi Lindor, u nda në tre pjesë, Zona A, Zona B dhe Zona C.

Izraeli i ndalon palestinezët të kryejnë projekte ndërtimi në pjesë të Bregut Perëndimor të përcaktuar si Zona C, e cila bie nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë nga Izraeli.

Zona C akutalisht është shtëpi e 300 mijë palestinezëve, shumica dërrmuese e të cilëve janë komunitete beduine dhe ato të bagëtive të cilët kryesisht jetojnë në tenda, karvane dhe shpella. /aa

Related posts

Modi i Indisë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për një vizitë shtetërore me Biden

rezart morina

13 zyrtarë policorë i shtohen njesitit të mbrojtjes së afërt

admin6

Izraeli paraqet kërkesë në OKB për mbylljen e UNRWA-së

RTI