RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Rripi i Gazës duhet të çmilitarizohet pas luftës

izraeli:-rripi-i-gazes-duhet-te-cmilitarizohet-pas-luftes

Izraeli ka bërë thirrje për çmilitarizimin e Rripit të Gazës dhe krijimin e një zone të përkohshme të sigurisë brenda territorit pas përfundimit të luftës izraelite, transmeton Anadolu.

Ofir Gendelman, zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha se Gaza duhet të kthehet në një zonë të çmilitarizuar. Sipas tij, Izraeli duhet të sigurojë që enklava bregdetare kurrë nuk do të përbëjë një bazë për të nisur sulmet kundër Izraelit.

“Kjo do të kërkojë krijimin e një zone të përkohshme të sigurisë përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin”, tha Gendelman.

Ai gjithashtu bëri thirrje për formimin e mekanizmave të inspektimit përgjatë kufirit midis Gazës dhe Egjiptit për të “parandaluar kontrabandën e armëve” në territor.

“Për të ardhmen e parashikueshme, Izraeli do të mbajë përgjegjësinë e sigurisë në Rripin e Gazës”, tha Gendelman.

Në përgjigje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, Izraeli nisi sulme ajrore dhe tokësore në territorin bregdetar dhe që atëherë ka vrarë të paktën 20.915 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe me gati 2 milionë njerëz të zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Tel Avivi është zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve të marra gjatë sulmit të tetorit. Disa prej tyre u kthyen pas një pauze humanitare 1-javore në nëntor në këmbim të disa të burgosurve palestinezë.

Related posts

Evropianet reduktojnë ngrohjen

admin

Erdoğan: Diplomacia e fuqishme nuk është opsion, por obligim për Turqinë – VIDEO

rezart morina

OBSH ripërsërit urgjencën për ndërmarrjën e hapave për të ndihmuar Gazën

rezart morina