RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli shënjestron disa zona në Rripin e Gazës, pavarësisht armëpushimit

izraeli-shenjestron-disa-zona-ne-rripin-e-gazes,-pavaresisht-armepushimit

Ushtria izraelite nisi sot një valë të re sulmesh në Rripin jugor dhe verior të Gazës, duke shënuar një tjetër shkelje të armëpushimit të brishtë në fuqi që nga 10 tetori, raporton Anadolu.

Dëshmitarët i thanë Anadolus se ushtria izraelite kreu sulme ajrore në qytetin jugor të Rafahut, i cili është plotësisht në zonën e verdhë të kontrolluar nga ushtria.

Ata shtuan se u qëllua pa dallim nga automjetet ushtarake izraelite drejt Rafahut verior.

Artileria izraelite bombardoi disa vende në Khan Younis-in lindor, mes zjarrit nga helikopterët, sipas dëshmitarëve okularë.

Jabalia lindore në Rripin verior të Gazës u shënjestrua gjithashtu nga helikopterët izraelitë ndërsa në lindje të qytetit të Gazës u qëllua me armë zjarri nga automjetet ushtarake.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, më shumë se 390 persona u vranë dhe mbi 1.060 të tjerë u plagosën në shkeljet e armëpushimit nga Izraeli në enklavë që nga 10 tetori.

Izraeli ka vrarë 70.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, të cilat kanë vazhduar pavarësisht armëpushimit.

Related posts

Partia spanjolle e ekstremit të djathtë do t’i bashkohet grupit të Orbanit në PE, si kjo lëvizje i jep goditje shpresave të kryeministres italiane që të sigurojë…

admin

Ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut arriti në 1 milion euro

Muhamet Ramadani

Kremlini: Ne po punojmë për paqe, jo për armëpushim në çështjen e Ukrainës

Muhamet Ramadani