RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli urdhëron evakuimin e 88.000 palestinezëve nga Gaza perëndimore

izraeli-urdheron-evakuimin-e-88.000-palestinezeve-nga-gaza-perendimore

Izraeli ka dhënë urdhra të reja për evakuim të lagjeve në pjesën perëndimor të Gazës, ku 88.000 palestinezë jetojnë në strehimore, njoftoi agjencia humanitare e OKB-së (OCHA).

Zona e cila përfshinte kampin e refugjatëve Ash Shati, ishte shtëpia e pothuajse 300.000 palestinezëve para 7 tetorit, theksoi OCHA në përditësimin më 29 janar.

“Urdhri i ri mbulonte një sipërfaqe prej 12.43 km2, që përbën 3,4 për qind të sipërfaqes totale të Rripit të Gazës”, shtoi OCHA.

Rreth 1 për qind e Rripit të Gazës është vendosur nën urdhra të tillë, që kur Izraeli filloi të lëshonte afate evakuimi më 1 dhjetor, shtoi OCHA.

Banorëve të qytetit të Gazës në perëndim iu tha të iknin në jug, pavarësisht nga një numër i madh palestinezësh që u larguan nga Khan Younis ditët e fundit dhe kushtet e rrezikshme të mbipopullimit në Rafah.

Related posts

Tetë zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë, pesë të tjerë e bënë pas afatit

rezart morina

Ish-komandanti i KFOR-it: Në sulmin terrorist në Banjskë ishin të përfshira edhe institucionet e Serbisë

admin

Milorad Dodik dekorohet nga Putini me Urdhrin Alexander Nevsky

admin