RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli: Ushtria ka ‘lirinë e veprimit’ për të sulmuar Jeninin

izraeli:-ushtria-ka-‘lirine-e-veprimit’-per-te-sulmuar-jeninin

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha sot se i jep ushtrisë “lirinë e veprimit” për t’u marrë me qytetin palestinez të Jeninit, transmeton Anadolu.

“Duke filluar nga mëngjesi i sotëm, IDF-ja (ushtria izraelite) dhe Shin Bet (shërbimi vendas i inteligjencës) kanë një liri tjetër veprimi në Jenin”, ka thënë Gallant, citon transmetuesi publik izraelit KAN.

Ushtria izraelite u tërhoq nga Jenini sot herët, duke përfunduar operacionin e saj më të madh ushtarak në qytetin e Bregut Perëndimor në më shumë se 20 vjet.

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën në ofensivë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Pesë nga viktimat ishin të mitur.

“Nga këndvështrimi ynë, ky nuk është fundi i historisë. Ashtu siç kemi vepruar me forcë këtu, ne do të veprojmë pas kësaj me çfarëdo forca që kërkohet në një vend të caktuar ose në gjithë kampin e refugjatëve”, ka thënë Gallant.

“Objektivat e operacionit janë arritur plotësisht”, ka shtuar ai.

Ministri izraelit ka deklaruar se ushtria ka shkatërruar dhjetëra vende brenda kampit të refugjatëve Jenin, duke përfshirë punëtori për prodhimin e eksplozivëve.

Sulmi izraelit shkaktoi një valë dënimesh nga disa vende, duke përfshirë Türkiyen, Jordaninë, Egjiptin, Indonezinë, Arabinë Saudite, Pakistanin dhe të tjerë.

Related posts

Palestinezët në Gaza kanë vështirësi të mëdha në qasjen në mjetet mjekësore

Muhamet Ramadani

Ukrainë, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen, Parlamenti ia miraton! Ja kush e zëvendëson

admin

Izraeli liron ushtarin që goditi me motor 4-rrotësh një palestinez pranë Ramallahut

admin