RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina paralajmëron SHBA-në dhe aleatët e saj të mos rrisin tensionin në Detin e Kuq

kina-paralajmeron-shba-ne-dhe-aleatet-e-saj-te-mos-rrisin-tensionin-ne-detin-e-kuq

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, pas sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë kundrejt Huthive në Jemen ka bërë paralajmërimin se duhet distancim nga hapat që do të rrisin tensionin në Detin e Kuq, transmeton Anadolu.

Ministri Wang bëri vlerësim lidhur me tensionin në Detin e Kuq dhe krizën në Gaza gjatë një konference të përbashkët për shtyp që zhvilloi me homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry, gjatë vizitës së tij në Egjipt.

Duke u shprehur se Kina është e shqetësuar për sulmet në rritje të Huthive në Jemen kundër anijeve tregtare që lundrojnë në Detin e Kuq, Wang theksoi se tensioni në rajon është “efekti i përhapjes” së krizës në Gaza e cila ndodhet nën sulmet izraelite.

Më tej Wang bëri të ditur se koalicioni i krijuar nën udhëheqjen e SHBA-së për sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq, duhet të distancohet nga hapat që do të rrisin tensionin dhe rreziqet e sigurisë në rajon.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk i ka dhënë ndonjë vendi kompetencë për përdorimin e forcës në Jemen, rikujtoi Wang, duke shtuar: “Siguria e rrugëve ujore në Detin e Kuq duhet të mbrohet nga të gjitha palët në mënyrë të përshtatshme me ligjin, duhet të respektohet sovraniteti dhe integriteti i vendeve bregdetare, duke përfshirë Jemenin”.

– Tensioni në Detin e Kuq, “efekti i përhapjes” së krizës në Gaza

Pasi vuri në dukje se tensioni në Detin e Kuq është qartë “efekti i përhapjes” së krizës në Gaza, Wang shtoi se “Komuniteti ndërkombëtar duke kaluar në veprim urgjent, duhet t‘i japë përparësi përpjekjeve për sigurimin e armëpushimit dhe mbrojtjen e civilëve në Gaza”.

Wang deklaroi se zgjidhja e problemit palestinez është e mundur me rikthimin e të drejtave kombëtare ndaj popullit të Palestinës të cilat i janë privuar prej 76 vitesh.

“Populli palestinez duhet të marrë drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur. Rruga e vetme për një zgjidhje të drejtë të problemit palestinez është krijimi i një shteti palestinez me sovranitet të plotë, të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Kudsin Lindor”, deklaroi Wang.

Ndër të tjera Wang përsëriti thirrjen e vendit të tij për mbajtjen e një konference ndërkombëtare të paqes nën kryesimin e OKB-së për zgjidhjen e problemit palestinez.

Related posts

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në të gjithë botën për Krishtlindje

RTI

“Më duhej të zgjidhja mes shpëtimit të prindërve apo djalit tim”

admin

Turqia raporton për progres në marrëveshjen për grurin e Ukrainës

Muhamet Ramadani