RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vazhdon shkeljet e tij në rajonin Quneitra të Sirisë

izraeli-vazhdon-shkeljet-e-tij-ne-rajonin-quneitra-te-sirise

Ushtria izraelite e cila vazhdon pushtimin e Sirisë, po vazhdon shkeljet e saj duke vendosur “pikë kontrolli rrugore” në zonën periferike të rajonit Quneitra në jugperëndim të vendit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane SANA, ushtria izraelite hyri në qytezën Jubata al-Khashab në Quneitra.

Një njësi forcash izraelite e përbërë nga dy tanke dhe katër automjete ushtarake ngriti në qytezë “pikë kontrolli” në hyrje të guroreve në rrugën që lidhet me fshatin Ayn al-Bayda.

Sipas informacionit që AA ka marrë nga burime lokale, ushtarët izraelitë po kryejnë kontrolle identiteti për banorët.

Që pas rënies së regjimit Baath, Izraeli ka nisur sulme në zona të mëdha të Sirisë, duke vendosur njëkohësisht baza dhe pika ushtarake në qytezën Quneitra në jug të vendit, si brenda ashtu edhe jashtë vijës së deeskalimit të vitit 1974.

Presidenti sirian Ahmed Al-Sharaa tha se ushtria izraelite ka kryer më shumë se 1.000 sulme ajrore dhe më shumë se 400 bastisje në Siri që nga përmbysja e regjimit Baath më 8 dhjetor 2024.

Related posts

Polonia nis ndihmën e saj për Turqi

Muhamet Ramadani

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

admin

Ish-diplomati: BE po merret me cikërrima në pamundësi për ta implementuar marrëveshjen e Ohrit

Muhamet Ramadani