RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vazhdon të kufizojë faljen e namazit të xhumasë në Mesxhid Al-Aksa

izraeli-vazhdon-te-kufizoje-faljen-e-namazit-te-xhumase-ne-mesxhid-al-aksa

Izraeli ka vendosur sërish kufizime për palestinezët që donin të falin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Policia izraelite është vendosur në shumë pjesë të qytetit që nga mëngjesi për të parandaluar hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa.

Forcat izraelite ngritën barrikada në hyrjet e qytetit të vjetër të Kudsit Lindor dhe lejuan vetëm hyrjen e të moshuarve në xhaminë Al-Aksa.

Ata ngritën gjithashtu pika kontrolli në portat e jashtme të xhamisë Al-Aksa.

Sipas dëshmitarëve okularë, një numër i madh i policisë izraelite bastisën Xhaminë al-Aksa me fillimin e namazit të xhumasë dhe u endën nëpër oborr.

Një numër i madh i oficerëve të policisë u vendosën gjithashtu në lagjen Wadi al-Jawz pranë qytetit të vjetër dhe penguan lëvizjen e palestinezëve.

Policia izraelite ka rrahur disa persona që kanë dashur të falin namazin e xhumasë në rrugë pasi nuk kanë mundur të hyjnë në xhaminë Al-Aksa. Gjithashtu forcat izraelite nuk i kanë lejuar gazetarët të afrohen në zonë.

Oborri dhe xhamia e Al-Aksa ishin pjesërisht të zbrazëta për shkak të kufizimeve.

Policia izraelite ka vendosur kufizime të ashpra duke penguar dhjetëra mijëra njerëz të arrijnë Xhaminë Al-Aksa për 15 javë që nga 7 tetori, kur ata nisën sulmet ajrore në Rripin e Gazës.

Related posts

ASK: Pagesat për Mbikëqyrësit dhe Regjistruesit e popullsisë do të fillojnë nga 17 qershori

RTI

Zbulohet rrjedhja e katërt në “Nord Stream”

admin

Pakistani arreston liderin e opozitës Shah Mahmood Qureshi

admin