RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zbulohet rrjedhja e katërt në “Nord Stream”

zbulohet-rrjedhja-e-katert-ne-“nord-stream”

Në gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe 2 nga Rusia në Gjermani, është zbuluar një rrjedhje e katërt, njoftoi sot roja bregdetare suedeze.

“Dy rrjedhje u zbuluan në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Suedisë dhe dy në Danimarkë”, tha qendra komanduese e rojës bregdetare.

Më herët ishin zbuluar vetëm tre prej tyre.

Shpërthime të fuqishme u regjistruan të hënën në detin Baltik, në të njëjtën ditë kur presioni te të dy gazsjellësit ra, duke nxitur akuza nga Evropa për sabotim.

Asnjë nga gazsjellësit nuk ishte në funksion, por ato përmbanin gaz natyror, i përbërë kryesisht nga metani që ngroh planetin.

Agjencia Daneze e Energjisë tha të mërkurën se linjat pritet të zbrazen plotësisht deri në fundjavë.

Incidentet e pashpjegueshme vijnë mes tensioneve të larta midis Evropës dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Moska ka ndërprerë dërgesat me gaz, duke sjelle çrregullime në tregjet e energjisë, dhe duke rritur shqetësimet për një krizë të furnizimeve në sezonin e dimrit.

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë kërcënuar me ndëshkim për këdo që qëndron pas rrjedhjeve te “Nord Stream 1” dhe 2, por deri më tani nuk është ngarkuar asnjë me faj. /atsh

Biden flet rreth Nord Stream 1” dhe 2 – !?

Related posts

Zv/kryeministrja bullgare: Maqedonia e Veriut ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të ketë kushte të reja

rezart morina

Mjekët musliman do të mbajnë seanca të ndihmës së parë falas në xhamitë përreth Australisë

rezart morina

“Palestinezët nuk do të mposhten”, thotë për AA aktivisti izraelit Peled, nip i një prej themeluesve të Izraelit

admin