RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vijon shkeljet në Gaza me sulme ajrore dhe shkatërrim të ndërtesave

izraeli-vijon-shkeljet-ne-gaza-me-sulme-ajrore-dhe-shkaterrim-te-ndertesave

Forcat izraelite vazhdojnë të shkelin armëpushimin, duke rifilluar sulmet ajrore dhe artilerike në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas reporterëve lokalë, anijet luftarake izraelite hapën zjarr në bregdetin perëndimor të qytetit të Gazës gjatë mëngjesit të së shtunës.

Njëkohësisht, avionët izraelitë po vazhdojnë shkatërrimin e ndërtesave në lindje të lagjeve Zeitoun dhe Tuffah në Gaza, si dhe në kampet e Maghazi dhe Nusirat në qendër të Rripit.

Sulme po kryhen edhe në zonat lindore të qytetit Khan Yunis në jug. Që nga armëpushimi i 11 Tetorit, numri i të vrarëve dhe të plagosurve ka arritur 410 të vrarë dhe 1,134 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë 649 trupa; shumë viktima ende mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, për shkak se ekipet e emergjencës dhe civilët nuk arrijnë të qasen tek ta. /mesazhi

Related posts

Kurti: Kryetarët në veri duhet të jenë në ndërtesat e komunave

Muhamet Ramadani

Kenia, rritet në 90 numri i njerëzve që vdiqën nga uria “për të takuar Profetin Isa (Jezusin)”

Muhamet Ramadani

Putin: Pushtimi i rajonit të Kurskut ka dështuar, Ukraina thjesht ka dobësuar forcat e saj!

admin