RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Varroset ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev

varroset-ish-lideri-sovjetik-mikhail-gorbachev

Ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev u varros sot në Moskë në prani të një numri të madh të qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Lamtumira e fundit u mbajt në Shtëpinë e Sindikatave ndërsa Gorbachev u varros në varrezat Novodevichy, ku është varrosur edhe gruaja e tij Raise.

Varrimi përfundoi me qitje nderi dhe intonimin e himnit të Federatës Ruse.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, kryeministri hungarez Viktor Orban, politikanë, ambasadorë dhe familja e Gorbachev-it ishin të pranishëm në mesin e të tjerëve në Shtëpinë e Sindikatave.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri rus Mikhail Mishustin dërguan kurora me lule.

Ish-udhëheqësi sovjetik vdiq në moshën 91-vjeçare në Moskë më 30 gusht pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë.

Gorbachev lindi në vitin 1931. Ai bëri një karrierë të suksesshme në Partinë Komuniste dhe ishte kreu i Bashkimit Sovjetik nga viti 1985 deri në 1991.

Ai shpalli politikën e perestrojkës, e konceptuar si një kalim drejt një vendi më demokratik dhe më të lirë, që çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1990, ai mori çmimin Nobel për Paqe për rolin e tij udhëheqës në proceset e paqes në botë në atë kohë dhe për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë. Në njoftimin e Komitetit të Nobelit u theksua roli i tij në udhëheqjen e shoqërisë sovjetike drejt hapjes më të madhe. /aa

Related posts

Besimtarët muslimanë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë falin namazin e Fitër Bajramit

admin6

Izraeli anulon takimin në Uashington pasi SHBA votoi në Këshillin e Sigurisë në OKB pro rezolutës për një armëpushim në Gaza

admin

Xhamia në qendër të Gazës është shkatërruar nga sulmet izraelite

rezart morina