RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vrau 3 palestinez në Gaza, pavarësisht armëpushimit

izraeli-vrau-3-palestinez-ne-gaza,-pavaresisht-armepushimit

Gjatë sulmeve ajrore dhe goditjeve artilerike të ushtrisë izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës, 3 palestinez humbën jetën dhe një tjetër u plagos, raporton Anadolu.

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Rripit të Gazës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025.

Sipas burimeve shëndetësore, në zonën Mawasi të Rafahut, një fëmijë humbi jetën si pasojë e të shtënave nga ushtarët izraelitë.

Në Khan Younis, gjatë të shtënave nga një dron izraelit, humbën jetën dy të tjerë.

Burime lokale raportuan se një i ri u plagos në Beit Lahia, pasi një bombë u hodh nga droni në një zonë ku ndodheshin civilë.

Ushtria izraelite gjithashtu kryeu sulme ajrore dhe artilerike në Khan Younis, Deir el-Balah, qytetin e Gazës dhe pjesën lindore të Jabalia.

Related posts

Mbi 40 mijë raste të kancerit të lidhura me mjedisin e punës të raportuara në gjithë BE-në në dekadën e fundit

Muhamet Ramadani

Liban, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite rritet në 294

Irfan Jahiu

Kolonët hebrenjë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

admin