RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftëtarët e ISIL arratisen nga burgu gjatë përplasjeve në verilindje të Sirisë

luftetaret-e-isil-arratisen-nga-burgu-gjate-perplasjeve-ne-verilindje-te-sirise

Forcat e ushtrisë siriane kanë vendosur shtetrrethim në qytetin al-Shaddadi, në verilindje të Sirisë, pasi dhjetëra luftëtarë të ISIL-it u arratisën nga burgu gjatë përplasjeve me Forcat Demokratike Siriane (SDF).

Sipas autoriteteve siriane, ushtria ka marrë tashmë kontrollin e plotë të qytetit dhe të burgut ku mbaheshin të dyshuarit të ISIL-it, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të kapur të arratisurit. Ministria e Brendshme njoftoi se 81 nga rreth 120 të burgosur janë rikapur, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.

Përplasjet ndodhën një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi mes presidentit sirian Ahmed al-Sharaa dhe udhëheqësit të SDF-së, Mazloum Abdi. Megjithatë, palët fajësojnë njëra-tjetrën për arratisjen: ushtria thotë se SDF i liroi qëllimisht të burgosurit, ndërsa SDF pohon se burgu u humb pas një sulmi të ushtrisë.

SDF njoftoi se në luftime u vranë nëntë anëtarë të saj dhe u plagosën 20 të tjerë. Forcat e koalicionit ndërkombëtar nuk ndërhynë, pavarësisht thirrjeve për ndihmë.

Edhe pse ISIL u mposht zyrtarisht në Siri dhe Irak vite më parë, grupi vazhdon të mbajë qeliza të fshehta dhe të kryejë sulme sporadike në rajon. /mesazhi

Related posts

Hamasi: Bisedimet në Miami duhet t’i japin fund shkeljeve izraelite në Gaza

RTI

U akuzua se po luante lojëra dhe kishte frikë, Donald Trump i propozoi rivales së tij tre debate televizive në shtator! Kamala Harris: Mezi po e pres

admin

Më shumë se 900 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa

Muhamet Ramadani