RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli vret edhe 2 gazetarë, rritet në 103 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza

izraeli-vret-edhe-2-gazetare,-rritet-ne-103-numri-i-gazetareve-te-vrare-ne-gaza

Ushtria izraelite ka vrarë edhe dy gazetarë të tjerë palestinezë në sulmet e kryera në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra për media e Qeverisë në Gaza thuhet se në sulmet e Izraelit janë vrarë gazetari Mohamed Younis al-Zaytouniyah, inxhinier zëri (audio) në radion palestineze Al-Rai dhe gazetari Mohamed Abdel-Khaleq Al-Af, një nga fotoreporterët e agjencisë palestineze të lajmeve Al-Rai.

Theksohet se të dy gazetarët kanë humbur jetën si pasojë e bombardimit izraelit ndaj shtëpisë së familjes Zaytouniyah në Gaza dhe se ka arritur në 103 numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori e deri më tani.

Në një deklaratë më parë nga Zyra për media thuhet se “Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”.

Related posts

Presidenti Putin dhe Princi bin Salman diskutojnë lidhjet dhe bashkëpunimin dypalësh

rezart morina

Biden u thotë liderëve të Kongresit se Ukraina dhe COVID-19 janë prioritetet kryesore

admin

Vahidin Beluli rizgjidhet kryetar i xhamisë Bashkimi në Linz

admin